back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, aktakuzë ndaj pronarit të “Fer Petrol” nga Tersteniku

Drenas, aktakuzë ndaj pronarit të “Fer Petrol” nga Tersteniku

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj afaristit nga Drenasi, Mehdi Gjoka me dyshimet se ka uzurpuar pronën, në të cilën ka ndërtuar kompaninë e tij për shitjen e derivateve ‘Fer Petrol’
Akaktuaza ndaj biznesmenit Mehdi Gjoka, e ngritur më 16 nëntor të 2016’ës ka klasifikuar dyshimet se pronari i ‘Fer Petrol’ ka kryer veprën penale “Uzurpim i paluajtshëm i pronës së paluajtshme”.

Sipas aktakuzës, Gjoka, i afërt me PDK-në dhe njëherësh daja i ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku, si pronar i pompës së benzinës ka uzurpuar pronën e H.B., pronar i së cilës është që 40 vite, dhe ka ndërtuar në pronën e tij biznesin e derivateve, shkruan Gazeta Express.

Prona e uzurpuar e H.B., ndodhet në vendin e quajtur “Utrina Selo”, zona kadastrale “Qikatovë e Re”, dhe aktakuza thotë se pronari legjitimim i saj ka pasur dëme të konsiderueshme materiale, derisa nuk ka pasur mundësi ta shfrytëzoi atë.

Prokuroria e Shtetit, pas mbajtjes së seancave, ka propozuar që Mehdi Gjoka, të shpallet fajtor dhe të dëbohet nga prona e uzurpuar.

Aktakuza të cilën e ka siguruar Gazeta Express thotë se Gjykata duhet t’i urdhërojë Mehdi Gjokës, dëbimin nga prona e uzurpuar dhe t’ia ndalojë në të ardhmen shfrytëzimin e ngastrës kadastrale, në vendin e quajtur “Ultrina Selo”, e cila është pronë e H.B.

Prokuroria e Shtetit, një vite para ngritjes së aktakuzës, më 16 nëntor 2015, kishte pranuar kallëzimin penal nga i dëmtuari H.B. kundër Mehdi Gjokës.

Aktakuza potencon se provat e siguruara janë të qarta dhe të mjaftueshme me të cilat do të vërtetohet fajësia e Mehdi Gjokës.

Megjithatë, Mehdi Gjoka është shpallur fajtor për kanosje gjatë monitorimit të rivotimit në zgjedhjet e mbajtura më 9 janar 2011. Në cilësinë e vëzhguesit, ai kishte kërcënuar një vëzhguese të Rrjetit Ballkanit për Gazetari Hulumtuese.

Gjykata Komunale e Drenasit kishte shqiptuar dënimin prej 2 muajsh me burg, mirëpo Gjoka kishte vendosur që dënimin ta paguaj me gjobë prej 900 euro.

img-1852-1_1485356453-1013712

img-1853-1_1485356443-781444

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz