back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajme“Drejt zeros”: Vetëm edhe 8 pacientë të infektuar po trajtohen në QKUK

“Drejt zeros”: Vetëm edhe 8 pacientë të infektuar po trajtohen në QKUK

Të ngjajshme

Moore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të disa shqetësimeve

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, sonte në Rubikon shpalosi detaje...

Totaj: Investuam në qytet e fshat, tani koha për projekte të mëdha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa...

Spektakël në Anfield, Liverpool fiton në frymën e fundit Atletico Madrid

Liverpool ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético...

Rikthehet Atletico, e befason Liverpoolin me gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes

Atletico e ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit në Ligën...

Vetëm tetë pacientë me koronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Infektiologu Valbon Krasniqi ka thënë dje se Kosova po shkon drejt zeros në infektime. Megjithatë akom nuk ka përfunduar asgjë dhe rreziku nga Covid 19 vazhdon.

Pesë nga tetë raste janë në gjendje stabile, tri raste janë në trajtim me oksigjenterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, nga klinika sot lirohen pesë pacientë të shëruar nga COVID-19.

Raporti i plotë nga QKUK:

Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz