Në një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit botëror, ceremoninë e Topit të Artë, yjet e futbollit Doue dhe Ousmane Dembélé u shfaqën duke pozuar së bashku në tapetin e kuq.
Atmosfera e mbrëmjes u bë edhe më e veçantë nga muzika në sfond, ku u dëgjua kënga e artistes kosovare Tayna, një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare.
Prania e saj në një event të tillë madhështor thekson fuqinë dhe përhapjen e artit shqiptar në skenën ndërkombëtare.
Kjo nuk është hera e parë që muzika e Tayna-s arrin në platforma dhe ambiente elitare, por dëgjimi i saj gjatë një ceremonie si Ballon d’Or është një tjetër dëshmi e suksesit global që po gëzon artistja nga Kosova.