Dorëheqje masive në komunën e Prishtinës
01
Lexo edheKafshimi nga gjarpri, MSH-ja furnizon spitalet me serum
Nënkryetari i komunës se Prishtinës, Dardan Sejdiu bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu dhe drejtoreshën e Arsimit, Arberie Nagavci kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet qe i mbajnë në komunën e Prishtinës.
Në këtë vendim atyre i është bashkuar edhe Fitore Pacolli shefe e kabinetit të Shpend Ahmetit, transmeton ‘Indeksonline’.
Largimet e tyre nga komuna e Prishtinës vijnë pasi në zgjedhjet e 11 qershorit kanë arritur të marrin vota për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Lexo edheKafshimi nga gjarpri, MSH-ja furnizon spitalet me serum
E, shefi i tyre ndonëse i votuar nga shumë përkrahës të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka zgjedhur të qëndroj kryetar i Prishtinës duke e dorëzuar mandatin e deputetit.