back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaOpinioneDoli nga shtypi vepra “Demonstratat e 1981 ishin tërësisht kauzë kombëtare” e...

Doli nga shtypi vepra “Demonstratat e 1981 ishin tërësisht kauzë kombëtare” e autorit Hajdin Abazi

Të ngjajshme

Franco Foda publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar...

Franco Foda zbulon listën për ndeshjet historike të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar listën e futbollistëve për...

Kllokoti voton, por garë nuk ka

Banorët e Kllokotit – komunë rreth 50 kilometra në...

Gërxhaliu: Buxheti i shtetit është shndërruar në pronë private të LVV-së

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,...

LSDM: Shkupi mbytej në mbeturina për muaj të tërë vetëm që Orce të bënte truke PR-i

LSDM ka kritikuar qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe Orce Gjorgjievskin...

Në të vërtetë, sikurse thuhet në nëntitull, ky libër është një “Reagim ndaj A. Vllasit, i cili ende vazhdon të njollosë lëvizjen kombëtare për Republikë të vitit 1981 gjoja si revolucion ideologjik”.

Libri është botuar nga e përditshmja “Epoka e re”, shtypur nga shtypshkronja Lena Grafik, në Prishtinë. Përse autori e bën këtë polemikë me Azem Vllasin? Autori thekson se pushteti komunist i Kosovës i ka persekutuar ata që angazhoheshin për Republikë në zbatim të politikave antishqiptare të Beogradit edhe më herët e po ashtu prej vitit 1979 e deri në vitin 1989 – kur Serbia e suprimon autonominë dhe i largon ata nga pushteti.

Megjithatë, rezistenca kombëtare nuk e ndryshoi kurrë kursin e drejtë të luftës për liri dhe çlirim kundër armikut të vërtetë që ishte Serbia pushtuese. Ky reagim i adreson disa insinuata, të pavërteta dhe gënjeshtra, që A. Vllasi i trumbeton edhe tash, më shumë se katër dekada nga viti 1981. Autori është ish i burgosur politik, i dënuar në vitin 1979 si 20-vjeçar dhe i angazhuar në ato zhvillime, pjesëmarrës në demonstratat e marsit të vitit 1989.

Autori i demanton një për një pretendimet e gënjeshtërta të Vllasit, edhe me faktografi nga viti 1981. Të shtrembërohet kryengritja popullore paqësore për Republikë e vitit 1981 si revolucion ideologjik, është një shtrembërim i së vërtetës se kauzës kombëtare. Autori e zbërthen në rrënjë të vërtetën, shtron argumente, paraqet të dhëna, qëndrime politike dhe antishqiptare nga kryepushtuesi Tito, shovinistët serbomëdhenjë e deri te pushtetarët komunistë të Kosovës, që të gjithë në sinkroni me politikën serbomadhe bënin përndjekje drakoniane ndaj shqiptarëve. Libri ndahet në dy pjesë.

Në pjesën e parë është përfshirë bashkëbisedimi me Muhamet Mavrajn, kurse në pjesën e dytë bëhet një qasje kritike ndaj librit autobiografik të Vllasit. Ku mund ta gjeni librin? Lexuesit e interesuar mund ta gjejnë librin “Demonstratat e 1981 ishin tërësisht kauzë kombëtare” e autorit Hajdin Abazi në zyrat e gazetës “Epoka e re”, që është botuese e këtij libri, në adresën: Sheshi “Nena Tereza”, rr. Edit Durham” nr. 45 Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz