Tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë, detaje
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se se ndaj të pandehurit me inicialet S.L. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Në njoftim bëhet e ditur se, sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet S.L. më datë 10 tetor 2026 në ora 16:30 në fshatin Pjetërshan në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje pronësore, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij H.L. si dhe ka rrezikuar jetën e kushëririt të tij P.L. duke shtënë katër herë me armë zjarri të tipit AK-47.
‘’ Si pasojë e të shtënave, të dy të dëmtuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Po ashtu, i pandehuri S.L. ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës, dhe atë armën automatike të tipit AK-47, 1 (një) pushkë gjuetie, 10 (dhjetë) fishek të cal.12ga dhe një (1) fishek i cal 7.62mml’’, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
Gjakovë, 12 nëntor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet S.L. ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Lexo edheNagavci: VV-ja pajtohet që Ligji për Specialen të futet në rend dite, qëndrimet tona mbeten të njëjta
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet S.L. më datë 10 tetor 2026 në ora 16:30 në fshatin Pjetërshan – Komuna e Gjakovës, pas një mosmarrëveshjeje pronësore, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta vëllain e tij H.L. si dhe ka rrezikuar jetën e kushëririt të tij P.L. duke shtënë katër herë me armë zjarri të tipit AK-47. Si pasojë e të shtënave, të dy të dëmtuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Po ashtu, i pandehuri S.L. ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës, dhe atë armën automatike të tipit AK-47, 1 (një) pushkë gjuetie, 10 (dhjetë) fishek të cal.12ga dhe një (1) fishek i cal 7.62mml.
Me këto veprime, i pandehuri me inicialet S.L. ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafët 1.3 dhe 1.11, lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.



