“Çka është kjo punë?”, Xhelal Sveçlës s’i mjaftojnë 3 minuta për përgjigje
Tre minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetes së Aleancës, Teuta Haxhiu nuk i mjaftuan ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Deputetja Haxhiu e pyeti ministrin Sveçla lidhur me mungesën e uniformave për Policinë e Kosovës, ndërsa ai tha se “mbështetja nuk ka munguar asnjëherë”.
Pasi i përfunduan minutat për përgjigjen, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu s’ia vazhdoi fjalën ministrit.
“Më vjen keq”, i tha.
Ndërkohë Sveçla po i fliste Haxhiut pa mikrofon.
“Qartë. Nuk kam faj që rregullorja parasheh 3 minuta”, i tha ajo.
Lexo edheGjashtë vjet burg dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë, viktima u detyrua të punonte në disa lokale me muzikë
“Ta vazhdoj përgjigjen…. Çka është kjo punë?” u dëgjua duke thënë ministri.
Haxhiu i kërkoi që të mos e zgjasë me përgjigjet.
“Por përpiquni, megjithatë, që çështjen kryesore ta adresoni ministër, se nuk mundemi me e zgjatë. Më vjen shumë keq. Tema është shumë e rëndësishme. Pajtohemi plotësisht dhe ke argumente të mjaftueshme për t’i sqaruar por këto janë minutat në dispozicion”, tha ajo.