“Duam ngritjen e pagave, edhe ne e duam jetën” Nis protesta e punëtorëve të KEK-ut
dp
Lexo edheQuni: U linçova për djalin, ai e ka pasaportën kroate, ku shërbimi ushtarak është i obligueshëm
Punëtorët e KEK-ut të të gjitha divizioneve janë thirrur sot në një protestë e cila ka nisur pak më parë, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues në Toskanë.
Kjo protestë është thirrur për shkak të mungesës së përgjigjes pozitive nga menaxhmenti dhe Bordi Drejtues ndaj kërkesave të paraqitura më herët nga përfaqësuesit e punëtorëve.
Në njoftimin e Sindikatës është thënë se punëtorët e KEK-ut përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe të rrezikshme pune në miniera e termocentrale, përfshirë ekspozimin ndaj pluhurit, temperaturave ekstreme dhe rrezikshmërisë së lartë, pa u kompensuar financiarisht në mënyrë të dinjitetshme.
Kërkesat kryesore të punëtorëve janë:
Caktimi i një page të dinjitetshme për të gjithë punonjësit;
Ekzekutimi i pagës së 13-të;
Përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës.

Lexo edheQuni: U linçova për djalin, ai e ka pasaportën kroate, ku shërbimi ushtarak është i obligueshëm
“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e sindikatës./Lajmi.net/



