U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte sot i pranishëm në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian.
Ai gjatë një komunikimi me media ka folur edhe mbi momentin kur dje u prit me vezë nga disa shqiptarë teksa mbërriti në Dublin.
“Mendoj se ky është një shtet demokratik, udhëhiqet nga rregulla dhe ligje dhe çfarë ndodhi është pjesë e të qenit një shtet demokratik dhe në të njëjtën kohë ka të bëjë me rregullat dhe ligjet. Në Irlandë, ndihem shumë i mirëpritur, pata një bisedë shumë të mirë dje në një grupim prestigjioz mendimesh dhe kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptarë që ndjenë se duhet ë më mirëpritnin në një mënyrë ndryshe, dhe kaq, është demokraci, çfarë të bësh”, tha Rama.
Sot, rreth 50 udhëheqës ndërkombëtarë do të mblidhen në Qendrën e Konventave në Dublin për një takim të EPC-së. Irlanda kryeson presidencën e BE-së deri në fund të vitit dhe ngjarjet e saj kryesore, Komuniteti Politik Evropian (EPC) dhe takimi joformal i Këshillit Evropian, do të zhvillohen këtë javë.

Lexo edheRamadani: Këshilltarëve politikë u japin 30% pagë shtesë, ndërsa policët duhet me i nxjerr përmes Gjykatave!
Kujtojmë, Ukraina, inteligjenca artificiale dhe kërcënimet hibride në të gjithë Evropën do të dominojnë takimet kryesore të BE-së në Dublin të enjten dhe të premten. Bisedimet mbi inteligjencën artificiale do të jenë diskutimi i parë i tillë midis udhëheqësve të BE-së.
EPC është forum joformal për udhëheqësit evropianë për të zhvilluar diskutime politike dhe strategjike mbi çështje me shqetësim të përbashkët. U krijua në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe takohet dy herë në vit. Tema e samitit në Dublin është “Evropa – e fortë, e sigurt dhe e lidhur”.



