Albulena Haxhiu, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka pritur sot në një takim zyrtar stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të udhëhequr nga drejtori Ismail Dibrani.
Arsyeja e këtij takimi lidhet me faktin se Haxhiu deri vonë ka ushtruar detyrën e ministres së Drejtësisë, institucion nën kompetencën e të cilit funksionon Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin korrektues, sfidat me të cilat përballet ky institucion, si edhe për avancimin e mëtejmë të standardeve profesionale.

Rikujtojmë se prej disa vjetësh brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës është vendosur rregull dhe një nivel i lartë profesionalizmi, duke shënuar përmirësime të dukshme në menaxhim dhe funksionim.
Takime të tilla konsiderohen të rëndësishme për vazhdimësinë institucionale dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të ndryshme të vendit. /IndeksOnline/