Dhëndri nga Skenderaj dhe nusja nga Tirana, jetojnë në SHBA/ Dasma që ‘çoi peshë’ Prishtinën
BILLI

Lexo edheKosovarët do të paguajnë për qeset plastike nga janari i vitit të ardhshëm

Ende pa nisur mirë sezoni i dasmave, një çift nga diaspora është përkujdesur që kurorëzimin e dashurisë ta kenë me një natë speciale në Prishtinë. Fisniku me prejaedhje nga Skënderaji dhe Letiana nga Tirana jetojnë që shumë vite në SHBA.
Por, dasma e tyre mbrëmë bashkoi trojet shqiptare ngase u mbajt në Prishtinë. Në një ambient përrallor, Fisi dhe Leti kishin përzgjedhur gjithçka në detaje. Sinan Hoxha dhe Yllka Kuqi ishin dyshja që u përkujdes për atmosferë, ndërsa nuk mungonin as ansamble, tupana, trupë baleti dhe gjithçka tjetër në këtë dasëm madhështore.
Dasma e përbashkët mes çiftit nga Amerika solli shumë miq nga Shqipëria dhe kudo ku flitet shqip.
Katër flamuj kishin zënë vendin në katër anët e dasmës, ndërsa myafirët nuk ngurronin të hedhnin shumë dollarë për çiftin që shkëlqente në çdo element. Sellma, Kaci dhe Valdrini u përkujdesën që nusja të shkëlqente në dasmën madhështore, ndërsa Norik Uka për fotografitë.

Lexo edheKosovarët do të paguajnë për qeset plastike nga janari i vitit të ardhshëm
Dasma që zgjati deri vonë pas mesnate është bërë virale kudo në rrjetet sociale ndërsa po merr mijëra shikime edhe në Tik-Tok.