back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeDhëndri i të moshuarës: E ka humbur djalin 17 vjeç në luftë,...

Dhëndri i të moshuarës: E ka humbur djalin 17 vjeç në luftë, për rrahjen s’mundi t’i tregonte asgjë vajzës

Të ngjajshme

Fotografia e Thaçit në bodrumin e MPJD-së, Deliu: Heshtja e ministrisë flet shumë

Të mërkurën, media “Nacionale” publikoi një pamje ku shihej...

Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar...

Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?

Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar...

KQZ pezullon AKR-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka...

Dhëndrri i të moshuarës që u rrah në qendrën “Orenda” në Pejë, tha se rasti i cili u bë publik sot, ka ndodhur “para 3-4 ditësh”.

Ai tha se e moshuara vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur t’i tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e ka vizuar nënën “disa herë në javë”, raporton Gazeta Express.

“Vuan nga alzheimeri dhe nuk ka mundur ta japë ndonjë shpjegim ndaj vajzës së saj”, u shpreh ai para gazetarëve.

Të moshuarën e cila po qëndron ende në qendrën ku u rrah, ai tha se duan ta marrin sonte, dhe se për këtë po presin vetëm një vendim.

Ai tha se e moshuara është “nëna e dëshmorit” dhe se “e ka humbur djalin në moshën 17-vjeçare”.

Dhëndri i të moshuarës tha se gruaja e tij ishte në gjendje të rëndë pasi e pa videon në rrjetet sociale.

“Gruaja ishte shumë e shqetësuar. Është dashur të marrë injeksion para se të vijë këtu”, tha ai.

Ai tha se u është thënë se rrahja ka ndodhur “në një hapësirë e cila nuk mbulohet nga kamerat”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz