Detaje rrënqethëse nga atentati ndaj dy vëllezërve: U gjujatën me 35 plumba, shpëton shënjestra, vdes vëllai i sapo dalë nga burgu
Elbasan, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur. Viktima është Klevi Baho 24-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, Sandër Baho 30-vjeç. Report Tv ka siguruar fotot e dy vëllezërve që iu bë pritë dhe u qëlluan me breshëri, por edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket makina tip Audi e bërë shoshë nga plumbat.
Sipas burimeve të gazetarit të Report Tv, Aldo Kozarja që raportoi nga vendi i ngjarjes, në shënjestër të atentatit, por arriti që të shpëtonte me disa plagë në trup ishte vëllai i viktimës. Ndërsa Klevi Baho që mësohet se sapo kishte dalë nga burgu në Itali humbi jetën në vend nga plumbat.
Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre tip Audi me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automaiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ku mendohet se kanë qenë të paktën dy persona. Dy vëllezërit po iknin për në shtëpi në momentin kur u është zënë pritë dhe u qëlluam me breshëri, pasi autorët dinin të gjitha lëvizjet.
Nga breshëria e plumbave humbi jetën në vend Klevi Braho, ndërsa vëllai i tij, ka marrë tre plumba në shpatull. I plagosuri aktualisht ndodhet në kirurgjinë e spitalit Elbasan, policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorin. 30- vjeçari pritet që të merret në pyetje për të shkuar në gjurmët e autorit. Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet, por nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me larje hesapesh për prishje pazaresh.
















