back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDeputeti i LDK-së: Kuvendi duhet të konstituohet para 26 korrikut

Deputeti i LDK-së: Kuvendi duhet të konstituohet para 26 korrikut

Të ngjajshme

Haxhiu: Kam marrë mbi 18 mijë vota, gara brenda PDK-së ishte e fuqishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tregoi...

“Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja nis më 15 shtator

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në...

Liverpooli s’ka të ndalur, synon edhe dy përforcime të tjera pas Isakut

Liverpooli mund të bëjë një tjetër goditje të bujshme...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të duhej të konstituohej para datës 26 korrik.

Mirëpo, nëse do të ndodhë një gjë e tillë Xhaferi ka theksuar se varet nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tij numrat ekzistojnë, por jo edhe vullneti politik.

“Do të duhej që logjikat e mira të veprojnë në këtë periudhë edhe të konstituohet Kuvendi sepse vendi është në një situatë të vështirë, por do të duheshin këto logjika të mira të funksionin edhe deri tani sepse po hyjmë në muajin e gjashtë pas përmbylljes zgjedhore dhe ne nuk kemi ende asnjë institucion. Tash a do të kemi apo jo varet prej atij që e bllokon, zakonisht thonë bllokuesi është edhe zhbllokuesi. Nuk jemi ne, bllokues e kemi Vetëvendosjen, i ka 48 deputetë, i ka 57 deputetë që po votojnë zakonisht, edhe tre të Nismës, e po ashtu kanë pasur vullnet edhe disa deputetë të tjerë për të dalë prej kësaj situate politike dhe unë kujtoj që numrat ekzistojnë, por nuk ekziston ajo ego e liderit i cili duhet ta kuptojë që koha në të cilën jemi është një kohë tjetër”, tha ai në Tëvë1.

- Advertisement -

Të Fundit