Deputeti i Kuvendit: Më mirë me i dhënë para Nexhmije Pagarushës se Xhakës e Shaqirit
01

Lexo edheZbulohet e vërteta – “kroati” që mori flamurin shqiptar është serb (Foto/Video)

Deputeti Milaim Zeka ka folur për gjendjen e rëndë të Emergjencës në QKUK. Ai ka përmendur rastin e fundit, kur Nexhmije Pagarusha ishte të martën në këtë qendër.
Zeka ka thënë se Nexhmija nuk ka pasur as carcafë e as mbulesë.
Ai ka përmendur edhe ministrin e MKRS-së, Kujtim Gashin duke thënë se ai ishte për vizitë, por ka bërë fotografi.

Lexo edheZbulohet e vërteta – “kroati” që mori flamurin shqiptar është serb (Foto/Video)
“Nexhmija ka qenë ma çarçaf, pa mbulesa, ishte edhe Kujtim Gashi që nuk lejohet kërkund në botë me bë fotografim në Emergjencë e aq ma pak me një të sëmurë. I bëj thirrje ministrit ta ndihmojë Nexhmijen. Ajo nuk ka asnjë mbikëqyrje në banesë. Sikur mos të shkonin disa studente rastësisht, ajo sot do të ishte e vdekur”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.
Zeka ka thënë se Nexhmija ia zëvendëson të ëmën e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Andaj, ka shtuar ai, mundohet që të kujdeset për të.
Deputeti ka kujtuar ditën kur Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri u dënuan nga FIFA me nga 5 mijë franga dhe ishin ministrat e deputetët kosovarë ata që ndihmuan në këtë shumë.
Kësisoj, Zeka ka thënë se më mirë është me i dhënë para njerëzve që kanë nevojë për shërim./Indeksonline/