BallinaLajmeI dënuari për vrasje rrëmben nga duart e prindërve të dashurën 15-vjecare...

I dënuari për vrasje rrëmben nga duart e prindërve të dashurën 15-vjecare në Bulqizë

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Policia ka arrestuar 3 persona, dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi dy ditë më parë kanë hyrë me dhunë në banesën e H.K, duke i kanosur me armë dhe më pas duke i rrëmbyer vajzën 15-vjeçare. Gjithashtu ata janë rikthyer përsëri nën kërcënimin e armëve, duke i kërkuar familjarëve të tërheqin denoncimin.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç dhe Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë. Si dhe u shpallën në kërkim F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,  i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, si dhe E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia gruan H.K, nenen e 15-vjecares, pasi me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur  F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me vajzen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e nenes, dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T, i shpallur ne kerkim.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Policia thote se materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të 3 personave të arrestuar.

Nderkohe për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, “Kanosja”, në ngarkim të 2 personave të shpallur në kërkim.

Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz