back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDeliu-Kodra: PDK-së në Drenas, asnjë votë nuk ia morën partitë politike

Deliu-Kodra: PDK-së në Drenas, asnjë votë nuk ia morën partitë politike

Të ngjajshme

Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të, garojnë këta ish-banorë

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit...

Rama: Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë...

Presidenca publikon komentet që Osmani ia ka dërguar Kushtetueses

Presidenca ka publikuar komentet që presidentja Osmani ka dërguar...

Emocionuese/ Justin Bieber publikon foto me të birin, Jack-un

Justin Bieber vazhdon të ndajë me fansat pamje të...
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se zgjedhjet në Drenas ishin pasojë e një vendimi të padrejtë gjyqësor, i cili krijojë klimë të pazakonshme në Drenas, duke e bërë jo të lehtë edhe hyrjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në një intervistë për lajmi.net, Deliu-Kodra ka thënë se dalja më e vogël e qytetarëve në këto zgjedhje ndërlidhet me këtë çështje dhe me mandatin e cunguar afër njëvjeçar, që do ta ketë kryetari i ri.

“Fitues të këtyre zgjedhjeve janë vetë qytetarët e Drenasit të cilët edhe kësaj radhe rikonfirmuan mbështetjen e tyre për programin e PDK-së, duke e radhitur si subjektin e parë më të votuar në Drenas. Partia Demokratike dhe kandidati i saj janë fitues të këtyre zgjedhjeve, edhe pse ne kemi balotazh”, ka thënë Deliu-Kodra.

Sipas saj, PDK-së në Drenas nuk i është shpërndarë asnjë votë tek subjektet e tjera politike, por atë e ka dëmtuar vetëm pjesëmarrja më e vogël e qytetarëve në zgjedhje dhe votat e kandidatit të pavarur, i cili ka qenë asamblist i PDK-së.

“Në nivel vendi, PDK-ja e ka po atë elektorat që e ka pasur në Drenas dhe numrin e njëjtë të votuesve”, ka thënë Deliu-Kodra, transmeton lajmi.net.

Fitorja e PDK-së më 18 dhjetor, për deputeten e PDK-së që vjen nga kjo anë, do të jetë fitore vetëm e qytetarëve të Drenasit dhe vazhdim i ndryshimeve pozitive të cilat kanë ndryshuar jetën e qytetarëve të kësaj ane.

“U jemi mirënjohës të përhershëm qytetarëve për besimin e dhënë dhe i garantojmë se vota e tyre do të përkthehet në projekte konkrete për drenicakët”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se do ta intensifikojnë komunikimin e mirëfilltë me qytetarë, sepse sipas saj, votuesit e PDK-së në Drenas janë stabil dhe e ruajnë mbështetjen e tyre për PDK-në.

“Këtë ua kemi borxh mbështetësve, gjeneratave të tëra që e ruajnë me fanatizëm mbështetjen e tyre për PDK-në”, ka thënë Deliu-Kodra.

Raundi i balotazhit, sipas deputetes së PDK-së, është raund i përqendrimit të punës së tyre aty ku buron fryma e çlirimit, aty ku Partia Demokratike ka lindur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz