back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeDelegacionit kosovar në New York përbëhej prej 41 personave, ja emrat

Delegacionit kosovar në New York përbëhej prej 41 personave, ja emrat

Të ngjajshme

Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për...

Itali: Sulmohet me gurë një autobus, vdes shoferi

Ka vdekur shoferi i një autobusi që po transportonte...

Maloku: LDK-ja ka shtruar terrenin për një koalicion të mundshëm me VV-në

Analisti politik Albinot Maloku, ka folur për zhvillimet e...

Javën e kaluar në New York u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e aty mori pjesë edhe një delegacion kosovar, ndonëse kishin status të spektatorit.

Mirëpo, ani pse spektator dhe e gjithë ç’mund të bënin zyrtarët kosovar ishin takimet joformale, në Neë York shkuan hiç më pak se 41 persona, shkruan gazetametro.net.

Në një listë të publikuar së fundmi, janë radhitur të gjithë zyrtarët e shtetit të Kosovës që shkuan në objektin e OKB’së në kohën kur po mbahej Asambleja e Përgjithshme.

Kësaj liste i prijnë presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, zëvendësit e tij Hoxhaj dhe Pacolli, si dhe ambasadorja Çitaku e konsullja Sahatqija.

Mirëpo, përveç këtyre, në liste gjendet një numër i konsiderueshëm i stafit të Thaçit, Haradinajt si dhe njerëzit e zëvendëskryeministrat.

Në New York disa ditë qëndruan edhe këshilltarë politikë të krerëve institucionalë, si dhe zyrtarë të tjerë më të ulët.

Madje, në listën prej 41 personash, ishte edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga. Bile, Jahjaga ishte vetë e treta, pasi me vete kishe edhe këshilltaren si dhe fotografen.

Ndryshe, Presidenca e Qeveria nuk kanë bërë të ditur se sa mund t’i ketë kushtuar Kosovës ky delegacion, mirëpo shpesh kanë theksuar se takimet i kanë sjell të mira shtetit kosovar./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz