Deklarohen nga Policia për vrasjen në Prizren: Sonte ishte hera e dytë që i dyshuari tentoi të vriste dikë
01

Lexo edheHaradinaj për dosjet e Speciales: Veteranët po bëjnë gabim të madh, kanë ra në grackë

Zyrtari policor tha se i dyshuari ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.
Tutje shtoi se sonte është hera e dytë që tanimë i ndjeri ka kryer veprën penale “tentim-vrasje”, transmeton IndeksOnline.
“Sot rreth orës 19:30 në Lagjen e Trimave njësiti policor gjatë aktiviteteve të tyre ka hasur një person të dyshimtë B/SH që ka qenë me urdhërarrest.
Ai ka gjuajtur me armë zjarri dhe Policia në vetëmbrojtje është dashur të përdor armë zjarri.

Lexo edheHaradinaj për dosjet e Speciales: Veteranët po bëjnë gabim të madh, kanë ra në grackë
Pas plagosjes i është dhënë ndihma e parë por gjatë trajtimit për në spital i dyshuari ka ndërruar jetë.
Kemi një person që është i vdekur, nga ana e policisë nuk kemi asnjë të vdekur.
Ka qenë një person i dyshimtë edhe për vepra tjera penale , ky është rasti i dytë që ka tentuar të vras dikë, Policia ka qenë në kërkim të tij, ne kemi pas informacionin që posedon armë dhe që është i rrezikshëm edhe për qytetarët”, ka thënë zyrtari policor./IndeksOnline/