Deda: Kosova s’ka nevojë për president-partiak, por për një figurë që mbron balancat dhe rendin institucional
dp

Lexo edheKy është zyrtari policor që gjatë punës dytësore në poligon kërkoi ryshfet për lejen e armës

“Me gjasë Kosova e ka harru domethënien e presidentit. Nuk jemi në proces të zgjedhjes të një ministri të jashtëm apo të brendshëm, por të një figure që – përpos përfaqësimit jashtë Kosovës – edhe i garanton balancat e brendshme politike e institucionale, dhe është adresë e kohezionit të brendshëm (‘uniteti’), për aq sa është e mundur”, ka shkruar Deda.
Ai thekson se sistemi aktual politik kërkon dakordim mes pozitës dhe opozitës, duke i cilësuar si “të domosdoshme dhe pozitive” konsultimet e nisura mes partive politike.
Sipas tij, në këto konsultime është kyç profili i kandidatit, pasi “nuk mundet bash gjithkush me e ushtru detyrën e presidentit”.

Lexo edheKy është zyrtari policor që gjatë punës dytësore në poligon kërkoi ryshfet për lejen e armës
Deda vlerëson se vendi ka nevojë për një figurë që “i përmbushë kërkesat e partive e poashtu edhe që ka dije dhe përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Ai shton se “në vitin 2026 nuk ka kurrfarë arsye që figura e presidentit të ardhshëm të jetë dikush që e ‘mëson zanatin’”, duke nënvizuar rëndësinë që partitë të bëjnë një lexim të drejtë të prioriteteve të brendshme dhe të jashtme të Kosovës dhe të definojnë “kriteret bazë” për kandidatin e përbashkët.
“E pastaj është shumë më lehtë të gjindet emri”, përfundon Deda.