Debat për bujqësinë në Drenas, ja çfarë u diskutua (FOTO)

Këtë javë, në ambientet e Restaurant M2000- Drenas, u mbajtë debati me temën: “Bujqësia si mundësi e zhvillimit ekonomik të Drenasit”.
Organizator i këtij debati ishte z.Genc Zariqi, (Magjister i Ekonomisë së Bujqësisë dhe Ushqimit), në bashkëpunim me Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe studentë nga FBV-ja. Debati u moderua nga studentja e dalluar, ish udhëheqësja e KVRL-së, znj.Altina Nika. Ndërsa pjesëmarrës ishin: Z.Ahmeti, përfaqësuesi i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Drenas, një numër i asambleistëve nga parti të ndryshme, (NISMA, Lëvizja VETËVENDOSJE, Vizioni për Drenasin, AAK-ja) dhe disa fermerë.
Në këtë debat u tha se, Drenasi posedon me pasuri të shumta natyrore, klimë të favorshme, fuqi puntore dhe traditë në prodhimtarinë bujqësore, të cilat mund të konsiderohen bazë e fortë për të pasur bujqësi të zhvilluar, që do të ndikonte në përmirësimin e standardit jetësor dhe së bashku me aktivitete tjera alternative, do të bënin që edhe mirëqenia sociale të përmirësohet.
Duke mos përjashtuar problemet me të cilat ballafaqohen fermerët e Drenasit dhe qytetarët në përgjithësi, si dhe duke pasur për bazë resurset e disponueshme, z.Genc Zariqi potencoi se, rrugët për përmirësimin e gjendjes së bujqësisë në nivel lokal, nuk kalojnë vetëm përmes poltikave nacionale për bujqësi, sepse edhe në nivel lokal mund të ndërmarrim hapa konkret për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor, prej të
cilëve mund të përmendim:
1. Fokusimi në prodhim të atyre produkteve që kanë profitabiltet më të madh (Adam Smith- Teoria e përparësive absolute), me fokus të veqantë në kulturat pemëtare dhe në sektorin e blegtorisë, ndërsa për nën-sektoret tjerë bujqësorë apo kulturat bujqësore të cilat nuk japin rezultate të kënaqshme, të furnizohemi nga komunat tjera apo edhe nga importi.
2. Krijimi i ekipeve mobile që do t’u dilnin në ndihmë fermerve në momente kritike, ndërsa punën kryesore do ta bënin gjatë fushatës së aplikimit për grante.
3. Shfrytëzimi i një pjese të shkollës së vjetër teknike, si shkollë bujqësore apo futjen e disa drejtimeve të karakterit bujqësorë (Agroekonomi, Prodhimtari bimore dhe Blegtori) në kuadër të ShMP “Fehmi Lladrovci”.
4. Diversifikimi i ekonomisë rurale: Përkrahja e industrive përpunuese dhe qendrave grumbulluese.

Lexo edheLladrovci priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi
Kjo mund të bëhët përmes lehtësirave në pagesa apo mbështetjes direkte me subvencione nga komuna, për ato ndërmarrje që pjesën më të madhe të lëndës së parë e marrin nga fermerët lokal. Kjo poashtu mund të bëhët nëpërmjet bashkëpunimit publiko-privat, derisa të hudhën hapat e parë në këtë sektor.
Me këtë u pajtuan edhe të pranishmit, ndërsa z.Ahmeti nga Drejtoria e Bujqësisë, theksoi se mbështetja nga komuna po vazhdon dhe se do të bëjnë gjithçka që është e mundur, t’u dalin në ndihmë fermerve të Drenasit.
Fjalën e morën edhe asambleistët, Vehbi Berisha, Sokol Bylykbashi, Petrit Gashi e Burim Bujupi, fermerët, Valon Kuqica e Adem Doshlaku si dhe një banor i Drenasit, Mehmet Ahmeti.
Z. Bylgbashi: Për vitin e ardhshëm të kemi 100,000 euro subvencione, duke shfrytëzuar limitin në maksimum për subvencione nga granti qeveritar (të hyrat nga qeveria), duke i destinuar të hyrat vetanake për subvencione në bujqësi dhe duke kursyer nga kategoritë ekonomike të shpenzimeve.
Z. Berisha, theksoi nevojën për një përkrahje më të madhe nga komuna, për fermerët e Drenasit, sidomos në fazën e përgaditjes së biznes planeve dhe propozim projekteve.
Edhe asamblesitët, Gashi e Bujupi ishin në të njëjten linjë të mendimit, sepse nevoja për përkrahje është shumë më e madhe nga jo që është ofruar deri më tani. Z. Gashi vuri theksin të nevoja për trajnime profesionale për fermerët, përmirësimi dhe intensifikimin e tyre.
Konkluzionet dhe rekomandimet nga ky debat, do t’i dërgohen Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Drenasit.
















