back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeDalin detajet - ky është personi që u hodh nga kati i...

Dalin detajet – ky është personi që u hodh nga kati i pestë i konvikteve

Të ngjajshme

“Taktikët” e ushtrisë hungareze vendosen me sukses në Kosovë

Kompania e dytë hungareze e Batalionit Rezervë Taktik Kinetik...

Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje...

Chelsea e huazon Fofanan te skuadra turke

David Datro Fofana është bërë me skuadër të re. Chelsea...

Një djalë i moshës 26 vjeçare ka kërcyer nga kati i pestë i njërit prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila po shërbejnë si karantinë për personat të cilët vijnë nga shtetet e ndryshme.

Gjatë pasdites së sotme, A.M., 26 vjeçar i gjinisë mashkullore nga Gjilani, ka kërcyer nga kati i pestë i njërit prej objekteve të Qendrës Studentore, i cili ka vdekur meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Për vdekjen e tij Metro mëson se ka ndodhur në QKUK, ndërsa rastin për rënien e tij nga lartësitë e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.

Mustafa tha se 26-vjeçari ka shkuar në QKUK me fraktura të rënda kryesisht në bazën e kokës.

“Me date 03.05.2020, rreth ores 17:20, ekipet e emergjences dhe Policia kane shkuar te qendra e studenteve dhe nje person eshte percjell me autoambulance ne drejtim te klinikes emergjente. Njesitet e policisë dhe forenzika kane dale ne vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do te sqarohen rrethanat tjera, ndersa lidhur me gjendjen shendetsore referonju kompetenteve ne QKUK”, thuhet në përgjigjen e policisë. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz