CNN: CIA kryen sulm me dron brenda territorit të Venezuelës
dp

Lexo edhe18 vrasje e mbi 2 mijë e 400 raste të dhunës në familje gjatë këtij viti – Policia publikon të dhënat për veprat penale gjatë 2025-tës

Sipas burimeve të CNN, objekti i goditur ishte një dok i largët që dyshohej se përdorej nga banda kriminale “Tren de Aragua” për magazinimin e drogës dhe nisjen e saj drejt rrugëve detare të trafikut, përcjell A2.
Në momentin e sulmit nuk kishte persona në zonë dhe nuk raportohet për viktima.
Operacioni u krye në kuadër të fushatës amerikane kundër trafikut të drogës, por pritet të rrisë ndjeshëm tensionet mes Uashingtonit dhe presidentit venezuelas Nicolás Maduro. Administrata Trump ka ndërmarrë muajt e fundit një seri veprimesh ushtarake, përfshirë shkatërrimin e mbi 30 anijeve të dyshuara për trafik droge në ujëra ndërkombëtare dhe vendosjen e një bllokade ndaj cisternave të naftës të sanksionuara që lidhen me Venezuelën.

Lexo edhe18 vrasje e mbi 2 mijë e 400 raste të dhunës në familje gjatë këtij viti – Policia publikon të dhënat për veprat penale gjatë 2025-tës
Presidenti Donald Trump e pranoi indirekt sulmin, duke deklaruar se SHBA goditi “zonën e dokut ku ngarkoheshin anijet me drogë”, por refuzoi të konfirmojë nëse operacioni u krye nga ushtria apo CIA. Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë krahasuar luftën kundër trafikantëve të drogës me luftën globale kundër terrorizmit, duke paralajmëruar vazhdimin e operacioneve të ngjashme në rajon.