Çitaku: Albin, leje opozitën, koncentrohu te qytetari
dp

Lexo edheSindikata e RTK-së: Tërheqja e 1 milion eurove nga llogaritë rrezikon paralizimin e transmetuesit publik

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Kurti duhet të fokusohet te çështjet që, sipas saj, preokupojnë qytetarët, si çmimet, arsimi, shëndetësia dhe pensionet.
“Albini qenka i preokupuar me ia mbyllë shtigjet opozitës. Shihjani preokupimet dhe ambiciet. Albin, leje opozitën. Koncentrohu te qytetari”, ka shkruar ajo.
Tutje, Çitaku ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke përmendur uljen e çmimeve, arsim më cilësor, barna për të sëmurët, pensione dinjitoze, si dhe avancimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“A ke me ua hapë shtigjet qytetarëve për një jetë më të mirë? Për çmime më të ulëta? Për arsim më cilësor? Për barna për të sëmurët? Për pensione dinjitoze? A ke me ia hapë shtigjet Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së? Këto janë çështjet e vërteta. Këto janë hallet e njerëzve”, ka shkruar Çitaku.

Lexo edheSindikata e RTK-së: Tërheqja e 1 milion eurove nga llogaritë rrezikon paralizimin e transmetuesit publik