back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaLajmeCilat projekte të Ferizajt i bllokoi Qeveria Kurti? – Flet Agim Aliu

Cilat projekte të Ferizajt i bllokoi Qeveria Kurti? – Flet Agim Aliu

Të ngjajshme

Bebe Rexha fiksohet me ngjyrën rozë, kështu po duken flokët e saj

Bebe Rexha ka një fiksim të ri! Këngëtarja shqiptare me...

Pensionistët i kërkojnë takim krerëve të shtetit, thonë se nuk po marrin përgjigje

Pensionistët në Kosovë vazhdojnë të marrin pensione të ulëta,...

27 vite nga vrasja e “Sandokanit”

Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të...
- Advertisement -

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili po synon edhe një mandat tjetër në krye të komunës, ka folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova për projektet që nuk janë mbështetur nga BE-ja dhe qeveria në detyrë.

Aliu tha se projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Ferizaj është anuluar dy herë nga Qeveria Kurti, për të cilin komuna është detyruar të mbulojë vetë koston financiare. 

“Ne kemi katër projekte që kemi synuar t’i realizojmë. Njëri prej tyre është uji, që mund të preket nga sanksionet e BE-së, por është edhe projekti i fizibilitetit të ngrohjes së qytetit dhe ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, që po ashtu është projekt që duhej të kishte financimin 100% nga Qeveria e Kosovës.

“Por, duke parë që është anuluar dy herë madje, ne kemi qenë së bashku me zonjën Aida Dërguti që e kemi miratuar marrëveshjen me Qeverinë e Hungarisë për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, dhe që të dy herat është anuluar. Dhe që të mos dështojë për herë të tretë, ne, Komuna e Ferizajt, kemi marrë gjithë koston financiare të shpronësimit që është mbi 10 milionë euro. Pra, pavarësisht sfidave buxhetore e financiare, pavarësisht faktit që nuk e kemi kompetencën, vetëm që të përmbyllet ky kapitull, sepse vërtet nuk ka kuptim që në çdo cikël zgjedhor të flasim për problemet e njëjta”, u shpreh Aliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz