Çifti irlandez kishte zgjedhur Matin për muajin e mjaltit, por…
BILLI

Lexo edheVideolajm: Ja si dukeshin zjarret në Athinë nga lart

Brian dhe Zoe ishin dy nga turistët që ndodheshin në zonën turistike të Matit, e cila u përfshi nga flakët pasditen e së hënës, duke shkaktuar tragjedinë më të madhe të dekadave të fundit në Greqi, me mbi 80 viktima.
Brian dhe Zoe, çift irlandez, kishin zgjedhur Greqinë për muajin e tyre të mjaltit, por që tragjedia e ndodhur duket se i ndau përfundimisht.
Brian ndodhet mes 100 personave të zhdukur, ndërsa Zoe ariti t’i shpëtojë tragjedisë dhe ndodhet në një spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Lexo edheVideolajm: Ja si dukeshin zjarret në Athinë nga lart
Çifti irlandez ishte martuar të enjten e kaluar dhe më pas ishin zhvendosur për muaj mjalti në Mati. Ata kanë një histori të gjatë dashurie dhe vitin e kaluar Brian i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.