Chris Seeley ka marrë vëmendjen e fansave të “Love Island USA” pas lidhjes së tij me influencuesen Huda Mustafa. Romanca e tij me Huda ka shpërthyer në një periudhë plot pasion, tensione dhe surpriza, duke bërë që çiftin të jetë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.
Por ajo që shumë fansa nuk e dinë është se para se të hynte në vilën e dashurisë, Chris kishte një eksperiencë të veçantë në karrierën e tij – pikërisht në Kosovë.
Chris Seeley ka luajtur për një sezon të plotë me klubin e basketbollit të Rahovecit në Superligën e Kosovës, një periudhë që ka lënë gjurmë te ai dhe te tifozët kosovarë. Edhe pse tani është një yll i reality-show-t, ai ka mbajtur kujtime të forta nga jeta në Rahovec dhe periudhën që kaloi atje.
Me mbi 220 mijë ndjekës në Instagram, Chris ka arritur të bëhet një nga konkurrentët më të ndjekur dhe me ndikim në këtë sezon të “Love Island USA”.
Lidhja e tij me Huda Mustafa, influencuese e njohur dhe nënë beqare, ka marrë formë gjatë fazës “Casa Amor” dhe ka vazhduar të zhvillohet me pasion, puthje të zjarrta dhe debate të ashpra.
Kjo histori ka tërhequr shumë vëmendje nga publikun shqiptar, pasi shumë e dinë që Chris ka kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij në Kosovë, ku ka lënë kujtime të paharrueshme dhe ka krijuar lidhje të forta me komunitetin./Indeksonline/