Çfarë po ndodhë me PDK, pas Shukri Bujës largohet edhe Bazaj (FOTO)
01
Lexo edheÇitaku në OKB: Haradinaj dhe Lushtaku nuk shkuan në Beograd të luftojnë
Pas lajmeve që pasuan ditën e sotme ku ish-Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja do të largohet nga PDK dhe ditëve në vijim do të bashkohet me një subjekt tjetër politik, vjen goditja e radhës për këtë parti.
Është Komuna e Drenasit ajo që u bë kjo përçarje. Naim Bazaj kandidati për deputet nga radhët e PDK-së që nuk mundi të i fitojë votat e nevojshme dhe i cili akuzonte bashkpartiakët për vjedhje votash, më saktësisht Hajdar Beqën se u bë deputet me vota të tij.
E Bazaj i cili në Drenas ka mbështetje të madhe elektorale duket se do të jetë një ndër pretendentët kryesor për të ja rrezikuar vet Lladrovcin të parin e Komunës.
Lexo edheÇitaku në OKB: Haradinaj dhe Lushtaku nuk shkuan në Beograd të luftojnë
Bazaj kujtohet edhe për ndryshimin për moskandidim në minutat e fundit kur në tubimin e tij u shfaq Kadri Veseli, Kryetari i PDK-së, i cili nuk u prit mirë nga simpatizantët e Bazajt dhe u fishkëllye./DrenicaSot.
