back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeÇfarë moti dhe çfarë temperaturash priten në Kosovë gjatë dy ditëve të...

Çfarë moti dhe çfarë temperaturash priten në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme?

Të ngjajshme

Çeku: Filmi kosovar fiton Grand Jury Prize në Sundance, arritje historike për kinematografinë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla...

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vendi ynë ndodhet ndërmjet dy masave të ndryshme ajrore. Në jug të rajonit dhe mbi vendin tonë po depërtojnë masa të nxehta ajrore nga Afrika veriore, e në veri fusha ciklonike me masa më të ftohta ajrore, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditën e premte do të vazhdojë të mbajë mot edhe më i nxehtë, por për shkak të diferencave të mëdha barike, pritet të fryjë edhe erë më e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi, vende-vende me hove edhe mbi 20m/s.

“Fronti i ftohtë që po ndanë këto masa, ditën e shtunë do t’i afrohet vendit tonë, që pritet të sjellë më shumë vranësira, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë e do të fryjë erë e freskët nga verilindja. Nuk parashihet mundësi për të reshura”, thekson PW.

Sipas PW, përqendrime më të larta të pluhurit saharian do të mbeten edhe gjatë këtyre dy ditëve, kështu që kohë pas kohe vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Parashikimi për periudhën 15-16 maj:

15.05.2020 – Nxehtë dhe me erëra të fuqishme jugore. Kryesisht me diell e gjatë ditës edhe intervale me vranësira. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 32C, e në vise malore 14C deri 25C. Do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi 8-16m/s, herë-herë e stuhishme me hove edhe mbi 20m/s. Indeksi UV: 9.

16.05.2020 – Kryesisht me vranësira dhe shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 30C, e vise malore 13C deri 24C. Erë mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 9.

Të Fundit

Sport

ShowBiz