Cakaj tregon si u takua me Edi Ramën, ja kush e kishte telefonuar
BILLI
Lexo edheXhavit Haliti i përgjigjet “Kobrës” lidhur me deklaratat për ushtarët e papërgatitur
Gent Cakaj, tani ministër i Jashtëm në Detyrë thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj në lidhje me informacionet konfidenciale pavarësisht akuzave.
Sipas tij doja është e plotë në DISK edhe pse certifikata e sigurisë u nxor brenda 24 orëve.
“E kam marrë në përputhje me procedurat ligjore. DSIK ka dhënë miratimin për mua. Publiku është manipuluar. Nuk mund të pranosh informacion të klasifikuar pa firmosur në dosje. Për shkak se nuk ka kufizime kohore. Në vetë deklaratën e DSIK thuhet se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë dhënë vendimin e tyre. Të gjitha rekomandimet janë pozitive, në dosjen time nuk mungon asnjë informacion”, tha Cakaj.
Lexo edheXhavit Haliti i përgjigjet “Kobrës” lidhur me deklaratat për ushtarët e papërgatitur
Por si u njoh ai me kryeministrin Edi Rama, a ka gisht gazetari Baton Haxhiu?
“Pas performancës në universitet u kontaktova nga kabineti i tij dhe pastaj nëpërmjet takimeve. E them edhe njëherë kryeministrin Rama e kam njoftuar përmes shefes së zyrës së Kabinetit të tij. Fillimisht nuk e kam takuar personalisht”.