Arrestohet një person në Rahovec, policia i gjen mbi 38 gramë marihuanë
dp

Lexo edheGjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, viktima dyshohet se kishte shenja dhune

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator rreth orës 21:10.
“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 11.04 gram, një grinder dhe dy pako rizlla”, thuhet në raport.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe 27 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë.

Lexo edheGjendet pa shenja jete një burrë në Ferizaj, viktima dyshohet se kishte shenja dhune
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/