back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeBuzhala: Rryma më së shumti vidhet në rajonin e Mitrovicës (VIDEO)

Buzhala: Rryma më së shumti vidhet në rajonin e Mitrovicës (VIDEO)

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, në një intervistë për “Info Magazinën” në Klan Kosova, ka thënë se kanë dërguar deri në 5 mijë lëndë brenda vitit në gjykatë për vjedhje të rrymës.

Por, sipas tij, rreth 80 për qind e këtyre lëndëve nuk janë shqyrtuar fare.

“Ky duhet të jetë alarm më tepër për gjykata, KEDS-i e ka kryer pjesën e vet sa ka mundur dhe ku ka mundur, vazhdimisht jemi në aksione, i dërgojmë me mijëra lëndë, deri në 5 mijë lëndë brenda vitit i kemi dërguar në gjykata sa i përket vjedhjes së energjisë elektrike dhe prej tyre diku 80 për qind nuk janë shqyrtuar fare”, tha ai.

Buzhala është shprehur se rryma më së shumti vidhet në rajonin e Mitrovicës, përcjell Klankosova.tv.

“Më së keqi në këtë aspekt qëndron rajoni i Mitrovicës, pastaj edhe një pjesë e Deçanit dhe Drenicës nuk është se i kanë punët mirë, ka qenë Podujeva problematike një kohë të gjatë, por fatmirësisht është rregulluar, Kodra e Trimave në Prishtinë ka qenë problematike, mirëpo është përmirësuar ndjeshëm, pra kemi punuar vazhdimisht që kjo të përmirësohet, jemi duke e rregulluar këtë sistem, por hajnitë duhet të luftohen më të shumti nga organet rendit dhe të drejtësisë”, u shpreh tutje ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz