Breshri zbardh tokën në disa fshatra të Drenasit
BILLI

Lexo edheErëra të forta në Drenas, kokërrizi sa një top tenisi!

Sot në Kosovë pati mot me temperatura të larta deri në orët e pasdites. Në shumë qytete të Kosovës, pas temperaturave të larta filluan reshje.
E si zakonisht kur ka temperatura të larta, reshjet shpesh shoqërohen me breshër.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi ku shihet madhësia e breshrit.

Lexo edheErëra të forta në Drenas, kokërrizi sa një top tenisi!
Breshër pati kryesisht në fshatrat e rrethit të Drenasit, në Kizhnarekë, Nekovc dhe Krajkovë.
Më poshtë gjeni foto dhe video të motit të ligë që mbretëroi në disa fshatra të vendit./GazetaExpress/




