Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi – Inspektorati nis aksion të gjerë në Kosovë
dp

Lexo edheInspektimet në ndërtimtari, për dy ditë në 27 raste u ndaluan punimet

Sipas raportit 48-orësh të publikuar nga Inspektorati, inspektimet janë përqendruar në sektorin e ndërtimtarisë, ku është realizuar mbulim 100 për qind i kontrolleve në kuadër të këtij aksioni.
Në njoftim sqarohet se numri i ndalimeve të punimeve nënkupton automatikisht edhe numrin e kërkesave për kundërvajtje, ndërsa subjektet ndaj të cilave janë vendosur masa ndalimi do të procedohen në gjykata për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e konstatuara.
Po ashtu bëhet e ditur se procesi i riinspektimeve do të vazhdojë në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga inspektorët për verifikimin e eliminimit të parregullsive në vendet e punës.

Lexo edheInspektimet në ndërtimtari, për dy ditë në 27 raste u ndaluan punimet
Sipas inspektoratit, “eliminimi i parregullsive” nënkupton rastet kur subjektet e inspektuara kanë ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë. /Lajmi.net/