back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaSportBoksieri shqiptar publikon një video se si e kishte goditur Tyson Furyn,...

Boksieri shqiptar publikon një video se si e kishte goditur Tyson Furyn, i kërkon meç zyrtar

Të ngjajshme

Agron Smakiçi, boksieri i njohur shqiptar ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke bërë “sparing” me Tyson Furyn.

Vite më parë, Smakiçi dhe Fury u takuan në një sallë për “sparing”, shkruan Indeksonline

Boksieri shqiptar e kishte goditur fuqishëm ish-kampionin e botës dhe tashmë e ka publikuar videon.

Smakiçi përmes rrjeteve sociale, i ka kërkuar mes rreshtave një meç me Furyn, pasi ky i fundit duket se është rikthyer nga pensionimi dhe po kërkon kundërshtar.

“Është koha të publikohet pamja e plotë e sparring-ut që bota ta shohë të vërtetën. Le të dëshmojë gjithçka kush ishte në kontroll dhe kush u soll si budalla, ashtu siç u zhvillua realisht seanca. Pa montazhe, pa manipulime — vetëm realiteti i ringut”, ka shkruar Smakiçi në rrjetet sociale

35-vjeçari gjatë karrierë së tij ka zhvilluar 24 meçe, ka fituar 21 herë (19 me nokaut) dhe 3 humbje (3 me nokaut)./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz