Bernard Berisha shpallet lojtari i ndeshjes, shpërblehet me veturë nga presidenti i klubit
BILLI


Akhmat Grozny ka barazuar ndaj Tambov 1:1 në kuadër të Premierligës ruse.
Ekipi i Bernard Berishës, Akhmat Grozny ishte duke humbur, kur reprezentuesi kosovar realizoi një gol të bukur në minutat shtesë për t’ia dhuruar një pikë ekipit të tij.
Berisha u shpall lojtari i ndeshjes, por ky nuk ishte i vetmi lajm i mirë që mori kosovari, shkruan Indeksonline.

Lexo edheDramë në “Juventus stadium”, goli i fitores shënohet në minutën e 93-të
Ai u shpërblye edhe nga presidenti i klubit, Ramzan Khadirov me veturë për perfomancën e tij.
Bernard Berisha e bëri të ditur këtë në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/
