Behgjet Pacolli tregon se a do t’i lejohet vizita Vuçiqit në Ujman!
03

Lexo edheKocijançiq: Takimi Thaçi-Vuçiq në fund të këtij muaji

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit gjatë vizitës që do ta bëjë në Kosovë këtë fundjavë.
“Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore”, tha Pacolli për KALLXO.com.
“Kemi pasur presion nga BE dhe aleatët, nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”, tha Pacolli

Lexo edheKocijançiq: Takimi Thaçi-Vuçiq në fund të këtij muaji
Edhe Vuçiq, para pak minutave e konfirmoi nga Beogradi se do të qëndrojë në liqenin e Ujmanit, kërkesë që paraprakisht i ishte refuzuar nga ministria e Jashtme e Kosovës.