BallinaLajmeBaze: Orientimi perëndimor i Kosovës, përgjigja më e mirë për Erdoganin

Baze: Orientimi perëndimor i Kosovës, përgjigja më e mirë për Erdoganin

Të ngjajshme

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Gazetari dhe analisti shqiptar, Mero Baze, ka komentuar rreth kërcënimeve të presidentit turk, Recep Tayyip, për Kosovën, pas reagimeve në vend ndaj dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm.

Baze ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se orientimi perëndimor i Kosovës është përgjigja më e mirë që vendi mund t’i japë Erdoganit.

Sipas Bazes, Erdogan bëri “grusht shteti brenda shtetit të Kosovës”.

“Ka keqpërdorur institucionet më të larta të sigurisë, si dhe presidentin”, ka thënë Baze, duke e quajtur këtë një “gjest poshtërues, të papërgjegjshëm”, nga ana e presidentit turk.

“Ky është një stil politik i Erdoganit, i të sunduarit të tij. I konsideron partnerët si ushtarë, si të dërguar të sulltanit në rajon”, ka vlerësuar Baze.

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kosovë me dëbimin e gjashtë shtetasve turk rrezikon të përsëritet – jo vetëm në Kosovë, por kudo ku Erdogan i konsideron udhëheqësit miq personalë.

“Rreziku ekziston edhe në Shqipëri”, ka vlerësuar Baze. Ai ka thënë se Erdogan ka një raport shumë personal, shumë miqësor me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz