back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShqiptareBasketbollisti më në formë i NBA që ka rrënjët nga Klina

Basketbollisti më në formë i NBA që ka rrënjët nga Klina

Të ngjajshme

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pezullimi i dialogut strategjik, Shtuni: SHBA është lodhur me papjekurinë dhe veprimet e papërgjegjshme të Kurtit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka...

Chelsea dështon në minutat e fundit

Skuadra e Chelseat ka dështuar të fitojë në ndeshjen...

Luka Doncic, basketbollisti i skuadrës amerikane Dallas, është ndoshta lojtari më në formë këtë sezon në NBA.

Ai po shihet si lojtari që pritet të mbetet në histori të kësaj lige si më i i miri, transmeton Indeksonline.

Por, shumë pak e dimë që Doncic rrënjët familjare i ka nga Kosova.

Këtë e ka konfirmuar, xhaxhai i Lukas, Stojan Doncic në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe, Kosovo Online.

Stojan në intervistë ka konfirmuar se babai i Luka Doncic ka prejardhjen nga fshati Binçë të Klinës.

“Vëllai im dhe unë u rritëm këtu. Ai u largua nga Binça me gruan e tij për shkak të kushteve të vështira të jetesës 40 vite më parë dhe u nisën për në Slloveni. “

“Ata atje patën një djalë, Sasha, që po ashtu merret me basketboll. Por, Luka në bërë të gjithë të lumtur me suksesin e tij, saqë tani vazhdimisht po e ndjek Ligën Amerikane.”,u shprehë ai.

Ai po ashtu ka treguar se ndonjëherë komunikon me babain e Lukas.

“Marr në telefon me babanë e Lukas.”, u shprehë ai.

Luka Doncic është duke kaluar në formë fantastike në sezonin e tij të dytë në NBA.

Deri më tani, Luka ka mesatare prej 33.5 pikë për ndeshjem 9.9 kërcime dhe 9.2 asistime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz