Tërmeti në Durrës: Nisin arrestimet
Policia e Shqipërisë ka nisur t’i arrestojë personat përgjegjës në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të 26 tetorit, ku vidqën mbi 50 persona, shkruan Gazeta Metro.
Policia sapo ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.
Lajmi konfirmohet nga burime të gazetares Anila Hoxha. Një burim i sigurt i tha gazetares Anila Hoxha, se mes të ndaluarve ka edhe të dyshuar për shembjen e godinës në brendësi të Kavalishensës, ku ndërroi jetë kryekomisari Bajram Hajdarmetaj. Nuk jepen emra pasi operacioni është sekret dhe sapo ka nisur.

Lexo edheDjali vdiq në aksident, nëna: Dhuroj lekët e mbetura për të dëmtuarit nga tërmeti
Bëhet me dije se Prokuroria ka grupuar në një të vetme dosjet e Mira Mares, Kavalishensës, pallatit gjashë katësh tek stadiumi, pallatit gjashtë katësh tek zona e dy gjelave, ish Tropikali, ndërtesa katër katëshe në kënetë dhe vila Palma. Nga shembja e këtyre ndërtesave pati viktima, ndaj dhe hetimet u rregjistruan për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.
Menjëherë sapo mori detyrën, kryeprokurori Olsian Çela kërkoi konkretizim të hetimeve , pas një takimi që zhvilloi në prokurorinë e Durrësit dhe Krujës. Mesazhi i i tij ishte ” mos i zvarrisni hetimet, njerëzit duan drejtësi”.














