Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres me padurim të punoj me të
dp

Lexo edheMinistria e Hotit njofton për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, ia huq fortë me fotografinë – AI ia ndërron fytyrat ministrave

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përgëzuar Justina Shiroka-Pulën në marrjen e detyrës si presidente e Republikës së Kosovës.
Në një deklaratë publike, Hargraves e uroi Shiroka-Pulën në emër të Ambasadës britanike, shkruan IndeksOnline.
“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm. Pres me padurim të punoj me presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin tonë të gjatë, ndërsa Kosova shikon përpara drejt së ardhmes së saj shumetnike, demokratike dhe euroatlantike”, shkroi Hargreaves.

Lexo edheMinistria e Hotit njofton për subvencionim të faturave të energjisë elektrike, ia huq fortë me fotografinë – AI ia ndërron fytyrat ministrave
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës, më 81 vota pro.