E bija e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar sot me Agron Gjeloshin.
Ky i fundit është nipi i Ipeshkvit Dodë Gjergji, të cilit sot i ra ta kurorëzojë martesën e tij meqë ceremonia u mbajt në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, përveç familjarëve e miqve të çiftit, mysafirë ishin edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i kryeqyetit, Përparim Rama.
Dyshja u kurorëzuan dy ditë më parë në Rezidencën në Velani.