Barcelona arrin marrëveshje personale me sulmuesin e njohur
BILLI

Lexo edheUEFA: Pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëve që do të marrin pjesë në Superligë

Barcelona mesa duket ka siguruar shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.
Argjentinasi që në verë do largohet nga “Etihad”, pritet t’i bashkohet gjigantit katalunas, përcjellë lajmi.net.
Sipas TyC Sports, Aguero ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe do të transferohet në “Camp Nou” verën e ardhshme.

Lexo edheUEFA: Pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëve që do të marrin pjesë në Superligë
Qendërsulmuesi thuhet se për ta realizuar kalimin te Barcelona ka pranuar edhe zbritjen në pagë dhe klubi i ka ofruar kontratë dyvjeçare.
Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Agueron, i cili kërkohet edhe nga Juventusi.