back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeBanorët e Matit 1 në hall nga kundërmimi, Komuna s’e rregullon kolektorin

Banorët e Matit 1 në hall nga kundërmimi, Komuna s’e rregullon kolektorin

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Aktivistë e vullnetarë të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, në muajin prill pastruan edhe lagjen Mati 1.

- Advertisement -

Ata larguan mbeturinat edhe nga lumi Mat që kalon nëpër këtë lagje, raporton KTV.

Megjithëkëtë, mbeturinat kanë zënë vend sërish. Banorët e bëjnë fajtore Komunën që nuk ka intervenuar për rregullim e kolektorit, që ka kohë që ka nisur si projekt.

Ata thonë se uji i kanalizimit ka depërtuar edhe në garazhet e ndërtesave.

Nga Ndërmarrja “Pastrimi”, thonë se punëtorët e kompanisë po i largojnë mbeturinat dy herë në ditë.

Ndërkaq, zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se komuna nuk ka buxhet për përfundimin e projektit për rregullimin e kolektorit.

Zëdhënësi i komunës, Erzen Vraniqi, përmes një përgjigjeje me shkrim thotë se po presin formimin e Qeverisë së re që të mund të kenë përkrahje financiare.

“Projekti e përfshin rrugën A dhe mbulimin e lumit Mat. Kjo rrugë duhet pastaj të vazhdojë nën Veternik deri te Kalabria ku lumi Mat derdhet te kolektori. Projekti është shumë i shtrenjte dhe ka shume shpronësime, prandaj Komuna nuk ka buxhet për të. Do të presim që pas formimit të Qeverisë së re të mund të arrijmë ndonjë memorandum bashkëpunimi me ta, që ata ta ndërtojnë”, shpjegon Vraniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz