Me blerjen e Gareth Bale nga Tottenham Hotspur për rekord 100 milionë euro, Real Madrid nuk përfitoi vetëm shërbimet e një futbollisti jashtëzakonisht të talentuar por edhe një burim të pashtershëm parash.
Kompania e veshmbathjeve sportive Adidas – sponsor i Real Madridit – ka njoftuar për të përditshmen sportive spanjolle Marca se ylli uellsian ka kapacitet të shesë deri në 40 mijë fanella në vit, anembanë botës.















