BallinaLajmeLajmet e FunditBajraktari: Kushtetuesja caktoi afatin, por jo pasojën në rast të moskonstituimit të...

Bajraktari: Kushtetuesja caktoi afatin, por jo pasojën në rast të moskonstituimit të Kuvendit

Të ngjajshme

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, megjithëse ka caktuar afatin 30-ditor, nuk ka qartësuar pasojën në rast të kalimit të tij.

Në emisionin FIVE, Bajraktari tha se vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet, por në këtë rast, sipas tij, ka munguar qartësia e nevojshme në disa elemente kyçe të aktgjykimit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim nga gjyqësori dhe të gjitha palët e adresuara. Megjithatë, në këtë aktgjykim ka mungesë qartësie, sidomos sa i përket pasojave që ndodhin pas përfundimit të afatit 30-ditor”, u shpreh Bajraktari.

Ai shtoi se edhe pse në pjesën arsyetuese aktgjykimi është relativisht i qartë, në dispozitiv mungojnë elemente thelbësore që do ta bënin atë të plotë dhe pa dilema ligjore.

“Pjesa arsyetuese është e shkruar mirë, por nuk u dha një përgjigje eksplicite për disa prej çështjeve të adresuara nga subjektet politike. Do të ishte ndihmuese që Gjykata të trajtonte pyetjet e ngritura, për të sqaruar edhe nëse veprimet e kryesuesit teknik para publikimit të aktgjykimit kanë qenë në përputhje me Kushtetutën”, theksoi ai.

Bajraktari tha se mungesa e specifikimit të pasojës pas afatit 30-ditor lë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe paqartësi institucionale.

“Gjykata ka caktuar afatin, por nuk ka specifikuar se çka ndodh pas përfundimit të tij. Kjo nënkupton se nuk e ka qartësuar në mënyrë të mjaftueshme situatën në rastin konkret”, theksoi ai./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz