ATK i ndalon komentet në lajmin për marrjen e detyrës së drejtorit nga njeriu i VV-së
dp

Lexo edheNë korrik u raportuan 267 aksidente në rajonin e Ferizajt, 9.9% më shumë se në korrik 2024

Ministri Murati falënderoi Murtezajn për punën e bërë gjatë mandatit dhe u zotua për mbështetje të plotë për drejtorin e ri në përparimin e mëtejshëm të reformave tatimore dhe forcimin e transparencës në këtë institucion.
Vetë Hyseni, i cili ishte më parë kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, premtoi se do ta ushtrojë detyrën me profesionalizëm dhe integritet, duke vendosur në prioritet transparencën, efikasitetin dhe shërbimet ndaj tatimpaguesve.
Megjithatë, një detaj tjetër nga kjo ngjarje tërhoqi vëmendje në opinionin publik. Në postimin zyrtar të ATK-së në rrjetin social Facebook, ku u publikua lajmi për pranim–dorëzimin e detyrës, komentet janë të mbyllura – një veprim i pazakontë për një institucion publik.

Lexo edheNë korrik u raportuan 267 aksidente në rajonin e Ferizajt, 9.9% më shumë se në korrik 2024
Kjo dyshohet se ka ndodh nga frika e reagimit të qytetarëve./Lajmi.net/