Hysni Gucati para kuvendit: Nëse s’votohet ligji do të eskalojë situata
dp
Lexo edheIsmaili: Krejt Kosova po pret ligjin për UÇK-në, deputetët ta japin votën për drejtësi
Hysni Gucati i është bashkuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, të cilët po bëjnë thirrje për votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gucati tha se ka ardhur së bashku me studentët dhe të rinjtë për të pritur zhvillimet lidhur me leximin e dytë të projektligjit.
Ai paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse projektligji nuk votohet.

Lexo edheIsmaili: Krejt Kosova po pret ligjin për UÇK-në, deputetët ta japin votën për drejtësi
“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit. Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, tha Gucati.