back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeNë korrik u raportuan 267 aksidente në rajonin e Ferizajt, 9.9% më...

Në korrik u raportuan 267 aksidente në rajonin e Ferizajt, 9.9% më shumë se në korrik 2024

Të ngjajshme

OVL UÇK: Shqetësimet për Specialen ia përcollëm Zyrës së BE-së

Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së...

Dogji një garazhë dhe dy vetura në Pejë – Arrestohet i dyshuari

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në...

SHBA dhe Gjermania dhurojnë 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën

Gjermania ka njoftuar financimin e një pakete pajisjesh ushtarake me vlerë...

Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit korrik janë raportuar 267 aksidente, prej tyre 164 persona të lënduar. Në korrik të vitit të kaluar ishin raportuar 243 aksidente, një kishte përfunduar me fatalitet.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një rritje prej  9,9 %.”

Po ashtu janë shqiptuar 7 mijë e 884 gjoba për kundërvajtje dhe ka hequr 120 patentë shoferë.

“Në muajin korrik të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 7.270 gjoba, që paraqet një rritje prej mbi 7,9 % këtë vit.”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafikun rrugor. Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes: – Aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : -192,  0290/326-250, – 0290/322-406. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz