Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku po vazhdon ofanziven e tij për të rikthyer gjithë personalitetet që dolën nga PDK në Drenicë, shkruan portali Drenica Press.
Gjatë ditës së sotme Sami Lushtaku ka bërë të ditur se ka kthyer në radhët e PDK-së Musa Dervishajn, i cili më parë ishte pjesë e PDK-së, por para një kohe kishte braktisur këtë parti dhe ishte bërë pjesë e AKR-së, dhe më vonë u zgjodh kryetar i degës së AKR-së në Skenderaj.
Në një foto të publikuar vet Sami Lushtaku shihet Musa Dervishi në një foto së bashku me Sami Lushtakun, ku ky i fundit i ka uruar mirë se ardhje./DRENICA PRESS/